Rama ‘e vë me shpatulla pas muri’ Lulin: Nuk mund të përballet as me pyetjen, ja kush janë politikanët që fshihen pas Lulzim Bashës

Kryeministri Edi Rama ka vijuar debatin në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me raportin e Dick Marty, që inkriminon UÇK. Rama shprehet se Basha ka qenë përkthyes i shqiptarëve të marr në pyetje për këtë çështje, ndërsa e cilëson atë kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë.

Reagimi i plotë:

Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakave së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje.

Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës.