Rama e thotë hapur: Nuk jam arrogant, ja çfarë jam

Kryeministri Edi Rama mendon se qytetarët gabojnë kur e shohin atë si arrogant. Gjatë një interviste për emisionin “Real Story”, Rama u shpreh se është “me mish e me shpirt” në shërbim të qytetarëve dhe gati për t’iu përgjigjur sfidave:

“Shumë njerëz mendojnë që unë jam arrogant. Por unë jam i gjithë me mish e me shpirt në këtë punë. Dhe pasionohem siç jam pasionuar gjithmonë, që nga sfida për të realizuar ëndrrën time për pikturë murale që u bë histori në Galerinë e Arteve e tek të gjitha sfidat e tjera. Mbase i marr përsipër më shumë se çduhet të gjitha përballjet.”