Rama e Meta një përballje të ashpër në Kushtetuese, ja cështja e nxehtë që përplasi dy liderat

Më 25 Mars të këtij viti, Rama dhe Meta do të kenë një përballje kokë më kokë në Kushtetuese pas padisë të depozituar nga Kryeministri.

Ky i fundit kërkon interpretimin e detajshëm dhe të saktë të nenit 98 të Kushtetutës, përkatësisht pika 1 për të drejtën e shkarkimit dhe emërimit të ministrave. Kjo është cështja e nxehtë për të cilën ata do përballen pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama bëri këtë padi pas debateve që pati me Metën për mosdekretimin e ish ministrit të jashtëm, Gent Cakaj.