Rama bën premtimin e madh në prag fushate, ja kur do të jetë gati rruga e Arbrit

Kryeministri Edi Rama thotë se rruga e Arbrit do të jetë e përfunduar verën e ardhshme.

Rama ka publikuar pamje nga punimet dhe shprehet se kjo rrugë është një ëndërr për dibranët, por do zbulojë edhe për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.