Rama bën lëvizjen e papritur, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 08:00

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë e saj. Mësohet se kryeministriEdi Rama do të mbledhë Kryesinë për të analizuar situatën e deritanishme dhe disa vendime të rëndësishme organizative.

Më konkretisht, Kryesia do të miratojë vendimet të cilat u propozuan në Asamblenë Socialiste të pak kohë më parë, duke filluar nga ngritja e komisionit për analizën zgjedhore, tek zgjedhja e strukturave të reja në parti dhe fushata e anëtarësimeve të reja.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohen në orën 08:00 ndërsa gjithçka ka qenë organizuar në kohë rekord dhe larg vëmendjes së gazetarëve.