Rama bën krahasimin epik dhe publikon videon që po bëhet virale në rrjet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur të mos ndalet. Ai ka ironizuar edhe këtë herë kreun e opozitës, Lulzim Basha duke tërhequr kështu vëmendjen e publikut.

Rama ka publikuar pak çaste më parë një video në rrjetet sociale ku tallet haptazi me premtimet e Bashës sa i përket rritjes së pagës minimale. Ky ka qenë një ndër premtimet e kreut të opozitës që u shpreh se do të vihet në zbatim pasi ai të fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

“Be-Be-Ba…. 30 sekonda aritmetike demokratike me Mister Bean Berisha-Basha” -shkruan Rama krah videos duke e krahasuar kundërshtarin e tij me personazhin e njohur të Mr.Bean.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)