Rama bën deklaratën e rëndësishme për sistemin e taksave dhe administrimin fiskal: “Synojmë të rrisim me 10% të ardhurat nga fiskalizimi”

Pak momente më parë kryeministri i vendit Edi Rama dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve bënë një dalje për mediat për të përditësuar mbi sistemin e taksave dhe administrimin fiskal.

Kreu i shtetit theksoi se jemi ende në mes të rrugës por po e rimarim veten nga një sistem i dështuar.

“Do të fokusohemi tek taksat dhe mirëadministrimi fiskal. Është shumë e rëndësishme që sot të kihet parasysh kur flasim për sistemin tonë të taksave dhe administrimit fiskal nga vijmë. Jemi ende në mes të rrugës. Jemi ende në një proces ndërtimi të të gjithë sistemeve që do të mundësojnë funksionimin modern transparent dhe eficent të gjithë këtij sektori kyç, sektori i të ardhurave dhe i administrimit të tyre”, deklaroi Rama.

Sakaq, Anila Denaj theksoi synohet rritja me 10% e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga fiskalizimi./Source.al