Ra nga motori i ujit në Velipojë, del autopsia e 17 vjeçares Enisa Doda

Ka dalë autopsia e Enisa Dodës, e cila humbi jetën dje në Velipojë, pasi dyshohet se rrëshkiti nga motori i ujit. Sipas autopsisë trupi nuk ka shenja dhune, por vetëm disa të nxira nga përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori i ujit.

Vajza kishte dalë në det për xhiro me mikun e saj, Indrit Bajraktari, i cili nuk i dha ndihmën e parë 17-vjeçares, por doli nga deti i vetëm dhe nuk njoftoi askënd për ngjarjen.