Qytetari nxjerr zbuluar me fakte mashtrimin e Ogerta Manastirliut me pamjet e të sëmurëve me COVID-19 (FOTO)

Ditën e sotme Ogerta Manastirliu publikoi një video ku bëhej thirrje të vendosej maska dhe të mos rrezikohej jeta jonë apo e të dashurve tanë rreth nesh, duke paraqitur pamje të disa të sëmurëve. Pamjet tregonin persona të sëmurë të cilët dukeshin se ishin rëndë dhe aludohej se ishin të sëmurë me COVID-19 dhe se këto ishin pasojat që të linte kjo sëmundje.

Por e gjithë kjo rezulton se nuk qenka asgjë më tepër veçse një mashtrim i rëndomtë i Ogerta Manastirliut. Nipi i një zonje që shfaqet dy herë në video, ka kontaktuar i alarmuar duke treguar se gjyshja e tij e cila vuante nga sëmundje të tjera, ishte shtruar në muajin qershor në spital dhe se shfaqet dy herë në video, një herë në ditën kur kishte ardhur në urgjencë ku dhe dëgjohet duke rënkuar, dhe herën e dytë disa kohë më vonë kur ka qenë më e përmirësuar.

Djali shprehet se tani gjyshja ndodhet në shtëpi prej kohësh dhe nuk është aspak në spital, e aq më pak e sëmurë me COVID-19.

Më poshtë mesazhi i qytetarit:

Një skandal i paprecedentë që së paku duhet të ketë si pasojë dorëheqjen e Ogerta Manastirliut dhe së shumti arrestimin e saj për mashtrim.

FOTO: