Qytetari i kërkon Ramës që të mbyllë shkollat dhe lokalet deri më 25 prill, Kryeministri i kthen përgjigjen e ashpër: “Vazhdo shaj deri më 25 prill pastaj do karikosh gurmazin…”

Vala e tretë e pandemisë po tremb shumë qytetarët dhe një pjesë prej tyre po i kërkojnë mbylljen e vendit. Kështu ka bërë një qytetar i cili i është drejtuar ashpër kryeministrit në Facebook. Qytetari i ka kërkuar Ramës që të mbyllë shkollat dhe lokalet dhe ky i fundit i ka kthyer përgjigjen epike dhe disi të ashpër.

“Mjeket dhe infermieret mbarojne te gjithe ne mes te marsit, ti vazhdo shaj deri ne 25 prill se pastaj do rrish ca dite pa folur fare sa te karikosh gurmazin per vitin 2025” i thotë kryeministri, duke nënkuptuar se nuk e diskuton mandatin e tretë.