Qytetarët nxjerrin ‘zbuluar’ Ilir Metën: Edhe ti dole i pabesë (FOTO)

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve shqiptare që të marrin pjesë në atë që ai e quan ‘referendum historik i 25 prillit’.

Thirrja e kreut të shtetit është bërë me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, ku presidenti shkruan se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari dhe sidomos të rinjve.

Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata shprehen se:

“Edhe ti dole i pabes mor zagjor, kur dole ne protest the do shperbej parlamentin dhe do rrezojm qeverin, te gjith te rinjte duhet te bojkotojne zgjedhjet sepse esht e kot”, shkruan një komentues.

“President i nje Shqiperie te percare . ju lumte se dhe ju keni meriten tuaj ne kete percarje, engjell nuk jeni .

Per cfare do te mbaheni mend ju zoti president?”, i kthehet një tjetër.