Qytetarët mbeten të befasuar, ndodh fenomeni i çuditshëm pas tërmetit në Turqi (VIDEO)

Të paktën 25 persona janë gjetur të pajetë nën rrënoja deri më tani në Turqi, ndërsa një numër i madh qytetarësh dyshohet se janë ende nën rrënoja.

Izmiri u godit edhe nga një cunami fill pas tërmetit. Ndërkohë, pak para cunamit siç duket edhe në videon që shoqëron këtë lajm, uji u tërhoq duke shkaktuar jo pak habi tek qytetarët.

Një pjesë e tyre u mblodhën në breg, ndërsa autoritetet bënë thirrje që të largoheshin prej atyre zonave pasi pritej një cunam. Niveli i ujit u rrit deri në një metër në Izmir duke ngjallur jo pak panik tek qytetarët.