Qeveria Rama në alarm, pas Ballukut, një tjetër ministër preket nga COVID-19

Qeveria Rama po rrezikohet realisht nga infektimi në masë me COVID-19. Mësohet se ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook ku njofton se ka nisur trajtimin dhe është izoluar duke zbatuar të gjitha protokollet e ekspertëve për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.

Foto: