Qeveria në Tiranë provokon BE? Ja çfarë thotë Koordinatori për Zgjerim i Parlamentit Europian

Sipas Bashkimit Europian qeveria shqiptare po mohon kushtet për nisjen e negociatave të vendit për të hyrë në BE.

Michael Gahler ka vënë në dukje kushtet e vendosura dhe kritikuan qeverinë në Tiranë që të moë provokojë BE-në me mohimin e tyre.

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!

Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progress në shumë kushte

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqesorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.

Këto janë çeshtjet që kam ngritur në forume europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.