Qeveria ndaloi dasmat për shkak të situatës së COVID-19, deputeti shqiptar nuk pyet për rregulla, publikohet videoja ku shfaqet duke kërcyer

Për shkak të pandemisë së koronavirusit dasmat janë të ndaluar, por ka edhe nga ata që i thyejnë rregullat. Kur kjo ndodh nga radhët e politikë situata bëhet edhe më serioze.

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, është parë duke marrë pjesë në një aheng familjar.

Në një video të publikuara në media, Rexhaj shihet duke kërcyer në një dasëm.

“Kemi marrë pjesë në një aheng të ngushtë familjar të mikut tonë, në shtëpinë e tij dhe me familjen e tij”, ka thënë Rexhaj.

Ndërsa në mbledhjen e 28 korrikut të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që të ndalohen ahengjet e tilla familjare apo private. “Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovë.