“Pyeti pak sa e kanë pensionin italianët?”, Rama e befason me përgjigjen

Partisë Socialiste i janë shtuar së fundmi 30 anëtarë të rinj, që janë shtetas italianë. Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim në Vlorë me një përfaqësi të italianëve që sipas tij kanë vendosur të jetojnë në Vlorë dhe kanë kërkuar të anëtarësohen në PS.

Shefi i qeverisë tha se mund të jetë e afërt edhe dita kur shtetas italianë pasi të marrin shtetësinë shqiptare, të futen edhe në Parlament.

I gjithë ky takim nxiti reagime të shumta në rrjet.

Një qytetar, referuar italianëve i drejtohet kryeministrit në Facebook, pyeti njëherë sa e kanë pensionin ata? “E di sa e kanë po nuk e kanë ndërtuar shtetin 7 vjetet e fundit ata dhe janë fuqia e pestë ekonomike e planetit” përgjigjet Rama.

“Anëtarëso italianët se shqiptarët i dërgove në Gjermani”. I tha një tjetër qytetar. Por, kreu i qeverisë i kërkoi të priste 25 prillin. “Ja duro edhe pak se ne 25 prill e sheh ku jane edhe shqiptaret, se keta nuk votojne po e kuptojne nga anon e mira e ketij vendi, se ketu jetojne e s’kane mllefe politike”.