Puthje, prekje e kërcime provokuese! Shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, çfarë po ndodh mes Donaldit dhe Semi Jaupajt

Big Brother VIP ka nisur të japë “përcarjet e para” dhe rrjeti po zien për histori të reja dashurie. Semi Jaupaj, këngëtarja simpatike është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.

Vajza simpatike njihet për shoqërinë shumë vjecare me moderatoren e njohur Bora Zemani, e cila sapo doli nga një lidhje me Donald Veshaj, aktori i cili është gjithashtu pjesë e Big Brother VIP.

Donaldi dhe Semi, njihen edhe jashtë programit, falë lidhjes së aktorit me moderatoren Bora Zemani. Por dicka më shumë duket se po ndodh mes dy miqve të ngushtë.

Semi dhe Donaldi janë parë në krahët e njëri tjetrit brenda Big Brother VIP, duke kërcyer, përqafuar, përkëdhelur, si dhe duke u larë në pishinë vetëm për vetëm.

Kaq ka mjaftuar dhe në rrjetet sociale po aludohet për një miqësi që po kalon në pëlqim dhe lidhje romantike brenda shtëpisë, shkruan albeu.com.

Por si ndihet Bora Zemani për këtë marrëdhënie aq të ngushtë mes dy njerëzve të rëndësishëm për të?