“Pusho e mos fol”, Blendi Fevziu përplaset keq në mes të emisionit me gazetarin e njohur: Mos më trego ti mua!

Gazetari dhe moderatori i mirënjohur Blendi Fevziu është kapur në debat me një tjetër gazetar, Robert Rakipllarin për shkak të politikës. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Sipas Fevziut, kryedemokrati Lulzim Basha duhet të pranojë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe të largohet. Një mendim të kundërt ndante Rakipllari tha se Shqipëria nuk është si në europë ku zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Një kryetar partie sot nëse humb zgjedhjet nuk rri më në parti. Pikërisht kjo gjë nuk lejon krijimin e personalitetevetë forta. Në Europë nuk ndodh kjo gjë.

Robert Rakipllari: Në Europë nuk ndodh kjo gjë, as që të diskutohen zgjedhjet e lira e të ndershme. Zgjedhjet atje nuk i konteston njeri.

Blendi Fevziu: Me këtë justifikim mund të rrish 50 vjet. Këtë gjë e dije ti, the që vullneti i popullit është në kuti. Pastaj o s’do ta pranish e nuk hyn në zgjedhje

Robert Rakipllari: Të pranojmë këto talente të reja

Blendi Fevziu: Jo Rakipllari nuk mund ta lësh ti…mos më trego mua këtë gjë sepse e di shumë mirë pse po e thua. Nuk mund të thuash që Rama fitoi para shqiptarëve sepse i bleu ata. Shqiptarët nuk janë delet e Ramës, është lideri ai që i udhëheq dhe nuk i lejon të shesin votën. Pusho atëherë mos fol…