Publikon pamje nga spitali infektiv: “6 pacientë po luftojnë për jetën”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto nga Spitali Infektiv, ku bën të ditur se po trajtohen gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja që po luftojnë për jetën.

Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të mos lejojnë që ata apo ndonjë i afërmi i tyre të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga COVID-19.

Reagimi i plotë:

SPITALI INFEKTIV

Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.

Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 #RespektoniRregullat

Mbaj distancën
Vendos maskën
Ruaj higjienën