Publikohet sondazhi i tretë italian, ja si del PS, PD dhe Rudina Hajdari

Partia Socialiste do shpallej fituese me një diferencë të madhe votash në qytetin e Elbasanit, nëse zgjedhjet do të bëheshin sot. Në sondazhin e bërë nga Instituti Piepoli, publikuar në Report Tv, pyetjes se “nëse do të votoje sot, për kë do të votosh” 51-55% do të votonin për PS, duke u përkthyer në 7-9 mandate. Ndërkohë për PD 30-34% ose 4-6 mandate. Të dy forcat politike kanë njohur rritje krahasuar më zgjedhjet e 2017.

Ndërkohë, LSI dhe PDIU sipas sondazhit mund do të merrte një mandat, gjysmën e mandateve të marra në 2017. Ajo që vihet re është se Nisma Thurje, ku në krye të listës qëndron Rudina Hajdarit, nuk do merrte asnjë mandat.