Siç e kemi parë në daljet e saj, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjithmonë ka qenë e kujdesshme ndaj përzgjedhjes së maskave anti-COVID. Sot ajo ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó, por sytë na mbetën tek maska e saj.
Këtë herë shqiponja në maskën e ministres ishte me kokë poshtë. Në takimin zyrtar, ministrja ka mbajtur një fjalë të shkurtër duke hequr maskën, dhe në fund e ka rivënë. Por pa pasur kujdes sesi.