Publikohet dëshmia e infermieres së Sanatoriumit ku u vetëvra 29-vjeçari: U ktheva në dhomë dhe ja çfarë gjeta

Pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi sot ku një 29 vjeçar u hodh nga kati i 3 i spitalit “Shefqet Ndroqi”, efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë marrë në pyetje disa pjesëtarë të stafit mjekësor të spitalit.

Mes bluzave të bardha, ka dëshmuar edhe infermierja që prej ditësh kishte ndjekur pacientin 29 vjeçar nga Durrësi.

Burime pranë policisë i thanë gazetares Xhensila Kodra, se infermjerja ka deklaruar se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.

Burimi: abcnews.al

Foto: