Publikohen sondazhet: Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka komentuar ka reaguar për sondazhin e publikuar së fundi në lidhje me përceptimin e shqiptarëve ndaj qeverisë dhe opozitës. Ai shkruan se Rama është drejt mandatit të tretë.

“Fatkeqesisht sondazhi i Euronews Albania konfirmon perceptimin e pergjithshem te 4 viteve te fundit se: shumica prej 54% nuk miratojne punen e qeverise ndersa 63% performancen e opozites!

E perkthyer ndryshe, pjesemarrja ne zgjedhje do jete e ulet krahasuar me zgjedhjet e viteve 2013 dhe aq me keq 2017, c’ka favorizon Partine Socialiste drejt mandati te 3-te pa konsensus populllor.

Shkurt, qeveria eshte e keqe, opozita akoma me e dobet! “Betejen mes militantesh e fiton PS” eshte aksiome e njohur”, shkruan Edvin Kulluri.