Publikohen shifrat e reja të infektimeve me COVID, befason Italia

Në Itali, 5.456 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 24 orët e fundit. Sidoqoftë, në krahasim me dje, numri i personave të testuar është në mënyrë drastike më i ulët, madje 28.426.

Aktualisht, 79.075 njerëz janë pozitivë. Lombardia prin me më së shumti raste të reja 1.032, pasuar nga Campania me 633, Toskana 517 dhe Venediku 438.