Pse virusi po përhapet më shpejt edhe tek të rinjtë dhe përse është më i rëndë? Mjekja shqiptare zbulon arsyet

Ditët e fundit duket se kryefjala e cdo medie është virusi, karantina dhe infektimi. Javët e fundit është vënë re një ndryshim në kurbën e infektimit ku shohim se më shumë të rinj rreth moshave 15-34 vjec po sëmuren dhe po e transmetojnë më shpejt atë nga një person tek tjetri.

Për të zbuluar përse po ndodh kjo, mjekja shqiptare e cila jeton në SHBA, Lisiena Hysenaj dha sot një intervistë për “Wake Up”. Doktoresha e Shkencave në Universitetin e San Franciskos u shpreh se virusi është përkeqësuar për shkak të mutacionit. Tani disa variante të reja po qarkullojnë kudo në botë dhe kjo për arsye se njerëzit nuk janë më në karantinë.

Përhapja tek të rinjtë është më e zakonshme pasi ata lëvizin më shumë, gjithsesi duke qenë se jemi në valën e tretë të pandemisë, këto janë rezultate që priteshin. Edhe pse transmetueshmëria është më e madhe, fuqia e virusit është zbehur disi duke e bërë atë më pak vdekjeprurës.