Pse Rama nuk emëroi një grua në ministrinë e Brendshme? Frrok Çupi bën reagimin e papritur, nxjerr emrat e dy deputeteve

Analisti Frrok Çupi komentoi emrin e propozuar nga kryeministri Rama për ministër të Brendshëm dhe lajmet se postin do ta merrte një grua. I pyetur nëse një femër në krye të kësaj ministrie do ta qetësonte situatën, Frrok Çupi përmendi dy emra.

“Mendoj se populli nuk e shikon me shumë rëndësi se u be Çuçi ministër i Brendshëm.

Unë po i bëj një pyetje vetes, po nëse do të bëhej Spiropali, çfarë do të thoshte opozita? Opozita do thoshte Skënderbeu. Opozita nuk do kursente asnjë grua dhe nëse do vinte Xhaçka dhe ajo do ishte njeriu i helikopterëve. Edhe nëse do të vinte një emër i panjohur, Meta mbase s’do e dekretonte” tha ai.