Pse nuk u bë komision hetimor dhe as top lajme për deklaratën e bujshme të Fatos Nanos? Ylli Manjani nxjerr prapaskenat e forta

Prej disa ditësh vëmendja publike po përqëndrohet mbi krimet serbe në Kosovë të kryera në 1999, ndërsa kryeministri Edi Rama hedh akuza mbi përfshirjen e Lulzim Bashës, që në atë kohë ka qenë një prej përkthyesve dhe më pas ndihmësve ligjore të ekipeve të UNMIK që mblodhën fakte dhe hetuan krimet. Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, këto akuza nuk qëndrojnë pasi nuk kanë logjikë. Ai shkruan se çdo gjë bëhet për fushatën zgjedhore që po afron.

Reagimi i plotë i Manjanit Gjergji Thimio e Fatos Nano kanë bërë deklarime publike që Edi Rama ka qenë i arrestuar në Paris për shitje të paligjshme ikonash. Vetë Edi Rama ka deklaruar, jo pa krenari se ka qenë i shoqëruar nga policia Italiane, ndërkohë që në formularin e dekriminalizimit ky fakt nuk gjendet.

Bolton ish këshilltar i Trump foli me zë e figurë se “…ideja e shkëmbimit të territoreve të Kosovës është e Edi Ramës”. Greqia ka njoftuar zgjerimin me 12 milje të kufirit të saj shtetëror, pasi Edi Rama u dha të drejtë. Për asnjërin nga këto informacione publike nuk u bë as komision hetimor, as top lajme e madje as edhe një debat i vetëm.

Ama kasetën që mori BBC në prani të Dash Pezës e paska fshehur Luli i UNMIK. Me këtë gjest paska “…bërë leckë PD”…
==============
A ka ndonjë logjike që i lidh këto momente me njëra-tjetrën?! Ka vetëm një:
Shaj e shpif se diçka mbetet. Fushatë hesapi. Llogjika nuk bën punë. Edhe kur dëmtohet vendi, prap llogjika nuk vlen.

Në fushatë mik shpallet çdo armik, pavarësisht si e ka emrin, Alexandar apo Dick. Tani “armiku” është Luli i PD, dhe miq janë armiqt e shqiptarëve. Luli i PD duhet të japë llogari edhe për UNMIK-un e para 20 viteve në Kosovë…!

Hë ta lumsha!
Jepini!

Shpejt do ti kërkohet llogari Lulit edhe për bombardimet e NATO-s. Do dalë ndonjë dëshmitar edhe për këtë gjë… Kështu është kur qeveria nuk jep llogari, por kërkon llogari. Por të paktën tashmë “fajin e ka Luli”. Ah, të rrojmë e ta kujtojmë median e lirë!