Pse nuk largohet përfundimisht nga politika Sali Berisha? Çani zbulon çfarë mund të nxjerrë nga loja ish-kryeministrin

Pyetjes se përse nuk ikën nga politika Sali Berisha, gazetari Arian Çani iu përgjigj duke thënë se ai ka ende gjëra për të thënë. Çani u shpreh në MCN TV se Berisha është politikan me vlerë dhe sipas tij duhet të jetë tregu ai që I nxjerr nga politika.

“Saliu nuk hyn tek budallejtë dhe njerëzit që nuk thotë gjëra. Nuk mund të thuhet që nuk ka vlerë. Denoncime që ka bërë doktori në këto 8 vite nuk i ka bërë njeri. Ti ke njerëz qesharakë si Pandi Majko që ia dhanë detyrën. E ke dëgjuar ndonjëherë Pandin të thotë ndonjë gjë? Nuk mund të thuash pse nuk iku një politikan, është tregu që i nxjerr nga loja”, tha Çani.