Pse Basha i shmanget sfidës së Veliajt për të kandiduar në Tiranë!

Lulzim Basha ka shumë më tepër pengesa sesa duken, në rrugën e tij, drejt garës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021. Njëra prej më kryesoreve prej tyre, është përcaktimi i qarkut në të cilin ai do të kandidojë, për në Parlamentin e ardhshëm. Kryetari i mazhorancës Edi Rama, ka zgjedhur Durrësin, për shkak të projektit të rindërtimit në zonën më të goditur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Ndërsa kryetari i opozitës, ende.

Për Lulzim Bashën ka një ftesë publike: “Kam një propozim: Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë dhe duhet të udhëheqë fushatën e Tiranës, sepse nuk mund të kërkosh punën e Edi Ramës, pa u ballafaquar njëherë me punën që kishe në Bashki. Pa u ballafaquar me bilancin e punës që ka bërë, asnjë nga ne nuk kërkon dot një punë tjetër, sepse nëse ke dështuar te puna që kishe, punëdhënësi tjetër të thotë: si mund të të marr unë ty kur ke dështuar njëherë dhe të bëj suksesin tim? Për të gjitha këto arsye, Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë.”

Dorashkën e duelit e ka hedhur Erion Veliaj, këtë radhë me cilësinë e udhëheqësit politik të PS për fushatën e Tiranës, në zgjedhjet e reja parlamentare. Ka qenë një propozim publik sa surprizues aq edhe i drejtpërdrejtë, për të cilën kampi i opozitës dhe Lulzim Basha vetë, nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje. Shmangia e përgjigjes nga ana e Lulzim Bashës nuk mund të zgjasi pafundësisht, duke patur parasysh dinamikën e fillimit të përgatitjeve për fushatën e cila “de facto” ka nisur nëpër selitë e partive dhe në terren. Duke dashur të fitojë kohë, propaganda opozitare është munduar që të krijojë idenë, se Kryetari i PD po sheh mundësinë për të kandiduar përballë Edi Ramës në qarkun e Durrësit.

Por, ajo është thjeshtë një shashkë mediatike, e pambështetur në logjikën e një gare ku për liderin e opozitës është në lojë e ardhmja e tij politike. Gara mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës nuk është as lokale e as me projekte ekzekutive si ai i rindërtimit, por një sfidë kombëtare politike dhe elektorale, për fitoren e mandatit të tretë qeverisës nga ana e PS, ose për rikthimin e opozitës në pushtet.

Në këto kushte, i vetmi vendim logjik për Lulzim Bashën, mbetet gara përballë Erion Veliajt në Tiranë. Për arsye se kryeqyteti është qarku që prodhon edhe më shumë mandate deputetësh, plot 25% të totalit prej 140 deputetësh që ka Parlamenti i Shqipërisë. Por edhe për disa arsye të tjera:

E para, sepse një lider që kërkon të udhëheqë ndryshimin dhe rrotacionin, siç pretendon Lulzim Basha duhet ta nisë atë nga kryeqytetit edhe simbolikisht, duke dhënë mesazhin se nuk i shmanget qendrës më të rëndësishme politike të Shqipërisë.

E dyta, sepse Lulzim Basha për të qeverisur Shqipërinë duhet të tregojë modelin e tij të qeverisjes së deritanishme në jetën politike. Meqenëse ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, përpara Erion Veliajt, nuk ka një lojë më të mirë pasqyrash për ta bërë këtë, përveçse duhe garuar këtu.

E fundit, Lulzim Basha përfundon përmes kësaj gare, ciklin e gjatë të investimit politik që ka bërë PD dhe opozita për të. Një cikël për të cilin është paguar edhe çmimi i grabitjes së mandatit të katërt të Edi Ramës për bashkinë e Tiranës më 2011, për ti hapur rrugën ambicjes së tij kryeministrore.

Por, asnjëra nga të gjitha këto arsye e shumë të tjerë, nuk pritet që ta bëjnë Lulzim Bashën që të pranojë për tiu përgjigjur pozitivisht thirrjes së Erion Veliajt për tu përballur në Tiranë. Sepse kryetari i opozitës për kater vjet me radhë në krye të bashkisë së kryeqytetit, fjeti gjumë dhe nuk ka asnjë bilanc për ti treguar qytetarëve, si modelin e tij të qeverisjes./Alpenews.al

Ads by Revcontent