‘Pse jeni nxirë aq shumë? A është pasojë e Covid-19’, Veliaj iu përgjigjet qytetarëve

Ditën e djeshme kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se është shëruar nga Koronavirusi. Ai publikoi në rrjete sociale një foto me të birin, krahas së cilës shkruante se ndihet gati për t’iu rikthyer punëve të shumta të Tiranës.

Nga fotoja e publikuar, ndjekësit kanë vënë re se Veliaj është nxirë në fytyrë dhe kanë shtruar pyetjen nëse kjo është një simptomë e koronavirusit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Top Channel”, kryebashkiaku ka treguar arsyen e nxirjes së tij në fytyrë.

“Pse jeni nxirë? Mos është pasojë e Covid-19?”, u pyet Veliaj. Ai tha se kjo nuk është një simptomë, por ka qëndruar shumë në ballkon gjatë izolimit në shtëpi.

“Jo, më ke 3 javë në shpi e ballkon. Ka qenë një lloj ajrosje pasi Covidi është një lloj arrest shtëpie, ku e vetmja mundësi është të dalësh në ballkon të lexosh libra”, u përgjigj ai.