“Pse Edi Rama nuk mban maskë, kanë ndonjë ilaç?”, ja si i përgjigjet Pipero Sazan Gurit

Ambientalisti Sazan Guri e ka pyetur mjekun Pëllumbp Pipero nëse ai beson realisht se maska të mbron nga koronaviursi. “Jo vetëm besoj, por në radhë të parë ua këshilloj juve. Maska jep një mbrojtje deri në 90 e ca %. Jo vetëm që parandalon hapjen e spërklave të pështymës, por parandalon dhe spërklat e të tjerëve për t’i marr neve”, tha Pipero.

“Pse kryeministri nuk mban maskë? Për të gjithë këta? Apo mos kanë ndonjë ilaç?”, e ka pyetur më tej Guri-Piperon. “Unë ua këshilloj dhe atyre ta mbajnë maskën. Në ato dalje televizive kryesisht e kam parë me maskë”, u përgjigj Pipero.