PS dhe PD bien dakord për vendimin, ja çfarë pritet të ndodhë me zgjedhjet e 25 prillit

Në seancën e sotme parlamentare Partia Socialiste dhe ajo Demokrate më në fund kanë rënë dakord me një vendim që lidhet me zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i shtetit Edi Rama ka mirëpritur deklaratën e opozitës për shtyrjen deri më 30 prill të afatit të skandencës së kartave të identitetit.

Kryeministri i është bashkuar kësaj thirrjeje duke thënë se bën sens e duke lënë kështu të nënkuptohet se kushdo që nuk arrin të rinovojë në kohë këtë dokument do të lejohet të votojë.

“Nuk e kam dëgjuar këtë si propozim. Zgjedhjet janë të përbashkëta. Rregullat e lojës janë aprovuar bashkarisht. Çdo propozim i arsyeshëm që bën secila parti, dhe që është në interes të procesit zgjedhor, është i mirëseardhur. Bën sens dhe do të trajtohet me të gjithë seriozitetin e duhur në mënyrë që të gjitha palët në këtë proces të ndihen të barabarta në rregullat e lojës.” -tha Rama gjatë ditës së sotme.