PS dha vendimin përfundimtar për Metën, opozita parlamentare del kundër maxhorancës dhe bën veprimin e papritur

Menjëherë pasi PS bëri publik raportin për shkarkimin e metës, ku thuhej se hiqej dorë, opozita parlamentare ka bërë veprimin e papritur.

Mësohet se opozita parlamentare nuk ka rënë dakord me maxhorancën, për heqjen dorë nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta dhe ka braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor.

Opozita i cilësoi lojëra mes maxhorancës e Presidentit, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e Metës.

Sipas raportit të Partisë Socialiste të prezantuar sot Komisionin Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.

Ndërsa deputeti i opozitës së re, Halit Valteri deklaroi se drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim të tyrin si opozitë parlamentare.

Deputetja e PS Klotilda Bushka tha se shkeljet e evidentuara nga Presidenti diktojnë ndryshimet ligjore dhe foli për masa për rregullime ligjore.