Propozimi i papritur i Neritan Cekës, kërkon rikthimin e Sali Berishës në drejtim

Studiuesi dhe politikani, Neritan Ceka tha se Partia demokratike duhet të themelojë një senat i cili pse jo të drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ceka tha se pjesë e këtij Senati të jenë figura me kontribut në PD, si Sali Berisha, Jozefina Topalli, Preç Zogaj, Arben Imami etj, ndërsa të luajë rolin e këshilluesit dhe faktorit historik në parti.

Ceka ka vlerësuar figurën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, për të cilin tha se ka kulturë perëndimore, Ceka tha se Berisha duhet të distancohet nga politika aktive, ndërsa për Ramën pohoi se tashmë nuk i ka mbetur asgjë tjetër për të bërë

“Një miku im siç kam Imamin, siç është politika, sa më shumë kalon koha aq më shumë i dua. Për Berishën them se duhet të ketë një distancim. Ai ishte lojtar i ngjarjeve të mëdha. Kur flitet për borxhin, GDP-në etj, duhet një brez dhe frymë e re të gjykojnë pa vënë në diskutim aftësditë e tij. Hija e tij ndikon. PD ka nevojë për një senat të vetin, një fondacion ku të mblidhen të gjitha figurat historike, që mund të bëjnë një punë shumë të mirë edhe në promovimin e partisë.

Preç Zogaj nuk është vetëm analist por politikan i madh. Arben Imami, Jozefina Topallin nuk mund ta heqin nga ekrani. PD ka nevojë për një fondacion të cilin mund ta udhëhiqte edhe Sali Berisha. PD-në do e përkrahja. Kam pasur edhe telefonata, Basha është lider modern dhe i edukuar në demokracinë perëndimore, përtej euroskepticizmit që do i përshtatej shumë mirë urtësisë shqiptare. Ky ka vetëm fjalimit, jep idenë se ka të gjitha pushtetet. Ky nuk bën dot asgjë. Po marr kulturën, ka më rrumpallë, prish një teatër, vendos 30 milionë.”, tha Ceka.