Procedohen penalisht për informacion të rremë, vajzat e Rifat Lalos i kundërpërgjigjen Edi Ramës

Prej pak ditësh po përflitet shumë për një tjetër skandal të ndodhur në infektiv pasi 2 vajzat e një pacienti që humbi jetën nga Covid-19 ja vunë fajin spitalit.

Ato pretenduan se babait të tyre nuk iu krye asnjë lloj shërbimi, përkundrazi ai u la në autoambulancë përreth 3 orë. Teksa vajzat po procedohen penalisht për informacion të rremë, ato kanë dalë me një tjetër deklaratë. Edita dhe Ina Lalo kanë kërkuar ditën e sotme dosjen e plotë të babait të tyre në ndjerë me diagnozën dhe protokollin e trajtimit në spital.

Vajzat kanë edhe 2 fjalë për Edi Ramën ku theksojnë se nuk duan aspak që ta politizojnë ngjarjen e rëndë, thjeshtë kërkojnë drejtësi për babain e tyre që ka ndërruar jetë. Gjithashtu të largojnë brengën e familjes së tyre pas kësaj fatkeqësie.