Pritet të rimarrë drejtimin e PD? Analisti bën deklaratën e papritur, zbulon se çfarë fshihet pas reagimit të Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e të enjtes, duke të lënë të hapur mundësinë se mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

Analisti Ermal Hasimja,, u shpreh se deklarata është bërë për të treguar se është ende i gjallë në politikë.

“Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë, është një mënyrë për të treguar që është gjallë dhe i fortë. Është e vështirë që zoti Berisha të angazhohet sepse në këto zgjedhje është vonë. Është më tepër një reagim për të treguar që është gjallë politikisht dhe nuk është goditur apo dekurajuar nga shpallja non grata. Ndoshta nuk ka fare lidhje me zotin Basha”, tha ai për Vizion Plus.