Pritet një anticiklon shumë i fuqishëm! ‘Çmendet’ moti, vjen paralajmërimi

Edhe sot gati krejt modelet globale për parashikim të motit simulojnë dislokimin e ajrit ekstrem të ftohtë polar në drejtim të Gadishullit Ballkanik gjatë muajit Shkurt. Me ngritjen e temperaturave këtyre ditëve ka ardhur deri te qetësimi i motit sepse kishim një Janar shumë aktiv me të reshura ekstreme shiu, por reshjet e shiut do të rikthehen përsëri duke filluar nga pasnesër (E Hënë). Pas disa ditëve me reshje të herëpashershme shiu diku afër datës 12 Shkurt një ciklon do të krijohet mbi Gadishullin Ballkanik. Një anticiklon shumë i fuqishëm në Skandinavi dhe do të jetë ky kombinimi i përkryer për fillimin e depërtimit të ajrit ekstrem të ftohtë në drejtim të rajonit tonë.

Se a do të jetë acari me reshje të mëdha bore ose reshje të pakta bore, ose në rastin më të keq edhe i thatë mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme sepse nga sot kjo është e pamundur të precizohet.

Një është e ditur se sipas të gjitha gjasave na pret furtunë dimërore dhe temperatura mjaft të ulëta, por për detaje duhet të presim dhe analizojmë të gjitha modelet globale numeriko-kompjuterike për parashikim të motit të cilat përditësohen çdo ditë.