Pritet ndryshim i temperaturave, ja si parashikohet moti për sot

Ditën e premte në vend parashikohet një ndryshim i lehtë i kushteve meteorologjike, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti do të nisë me kthjellime e gradualisht në veriperëndim e bregdet do të shfaqen vranësirat shtresore. Përkohësisht në formë të izoluar në këto zona shi i dobët. Era do të fryjë në juglindje e veriperëndim, e lehtë e mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.

Temperaturat parashikohen në:

– zonat malore 2°C deri në 13°C

– zonat e ulëta 4°C deri në 22°C

– zonat bregdetare 7°C deri në 21°C