Priten zhvillime të reja! Yuri Kim i shkon në zyrë Ilir Metës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, do të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta ditën e sotme.

Takimi vjen një ditë pasi Kim takoi kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se Meta ka qenë shumë kritik duke e kundërshtuar nismën, madje ka paralajmëruar se nëse miratohen ndryshimet Kushtetuese nuk do të njohë kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme të 2021.