Priten zhvillime të reja në shtator/ Pas telefonatës me Ramën, zbulohet lëvizja e Ministrit të Jashtëm

Nikos Dendias do të vizitojë shumë shpejtë Tiranën, me gjasa brenda fillim muajit shtator,në një tentative finale të Athinës për përfundimin e asaj që quhet “shporta e çështjeve të hapura” mes dy vendeve.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendis, mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ministri grek në një postim në rrjetet sociale, i cili thotë se në fokus të bisedës së tyre kanë qenë marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin tonë.

“Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë. Në fokus marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin tonë” shkruan ai.