Priten zhvillime të reja! Balla bën lëvizjen e papritur

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla lidhur me debatet e fundit për raportin e Dick Marty ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar. Kjo synon zbardhjen e investigimeve lidhur me pretendimet për trajtim çnjerëzor dhe trafik të paligjshëm organesh njerëzore në Kosovë.

KËRKESA NË KUVEND

OBJEKTI: ??Kërkesë për krijimin e një komisioni të posaçëm

BAZA LIGJORE: ?Neni 77, pika 1 e Kushtetutës, neni 24 i Rregullores së Kuvendit
I nderuar Z. Kryetar
Nisur nga debatet e ditëve të fundit në media e më gjerë për një çështje tejet të rëndësishme për opinionin publik, vendas dhe të huaj në lidhje me raportin e Dick Marty-t, të paraqitur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”), mbi të cilin është miratuar Rezoluta 1782 (2011) e APKiE “Investigime të pretendimeve për trajtim cnjërëzor dhe trafik të paligjshëm organesh njerëzore në Kosovë”, proces ky i nisur që me mocionin për një rezolutë datë 15.04.2008, Dok. nr. 11574, paraqitur nga anëtari i APKiE në atë kohë, Konstantin KOSACHEV, përfaqësues i Federatës Ruse, Grupi Europian Demokrat, dhe duke marrë shkas nga:
– shënimet e këtij raporti rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kososvës (“UÇK”);