Priten shtrëngata, ja sa do të shkojnë temperaturat në vend

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se ditë të gjata me shi na presin. Teksa reshjet do të vazhdojnë nuk përjashtohet mundësia për shtrëngata me intensitet të lartë dhe rrebesh.

Kjo mund të vazhdojë deri pasditen e ditës së enjte ndërkohë që zonat malore do të kenë dhe reshje dëbore. Era, do të fryjë me drejtim juglindje e prej mesditës veriperëndim me shpejtësi 3-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit erë e vrullshme.

Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë”.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 5°C deri në 9°C
zonat e ulëta 7°C deri në 13°C
zonat bregdetare 9°C deri në 14°C

Në mbremjë temperaturen do të pësojnë rënie graduale.