“Pritej të bombardohej presidenca”, çfarë ndodhi gjatë takimit të Sali Berishës dhe Neritan Cekës?

Mbrëmja e kaluar në emisionin “Opinion” na ka kthyer pas në kohë për të kujtuar takimin e shumë përforlur të Sali Berishës dhe Neritan Ceka të cilët asokohe kanë qenë aleatë kokë më kohë.

Bëhet fjalë për vitin 1997 që ka patur trazira të shumta në vendin tonë dhe Ceka për herë të parë ka zbuluar detaje nga ky takim me presidentin e kohës, Sali Berisha e në prani të Namik Dokles, Preç Zogaj dhe Rexhep Mejdanit. Ceka theksoi se gjatë takimit, Berisha është larguar disa herë pas një frike se presidenca do të bombardohej.

Ja cfarë ka thënë ai për këtë takim: “Ditën e nesërme që u ulëm atje, një moment u zhduk doktori nga mbledhja. I thashë Tritan Shehut: Ore ku iku ky? Tha që iku. Se atëherë u hap ky lajmi që kanë pushtuar aeroportin e Kuçovës dhe janë ngrit avionët të bombardojnë presidencën. I thashë: Po ne nuk jemi në presidencë? Nuk do na vrasin dhe ne?”, -tha Ceka.

Ndërkohë Berisha shton se: “Në mbledhje nga ministria e mbrojtjes më njoftuan zyrtarisht se forcat rebele kishin rënë dakord me aviator në aeroportin e Kuçovës që të bombardonin presidencën. Pas këtij njoftimi jam larguar nga mbledhja dhe ngjitem në zyrën time, kam thirr komandantin e gardës dhe e kam urdhëruar të shpalos bateritë e artilerisë kundërajrore të gardës por dhe raketat antiajrore të shpinës në perimetrin e mbrojtjes së presidencës dhe të asgjesojnë çdo avion ushtarak që do hyj në këtë perimeter. Njëkohësisht janë njoftuar puçistët se çdo përpjekje për të bombarduar presidencën do ketë si përgjigje të vetme asgjësimin e tyre. Pas marrjes se këtyre masave, jam rikthyer përsëri në mbledhje dhe më pas kam vazhduar punën në zyrën time”