Pritej rikthimi i saj në Partinë Demokratike, merret vendimi i papritur për Jozefina Topallin

Jozefina Topalli nuk duket se do të rikthehet si deputete nën siglën e Partisë Demokratike, për qarkun e Shkodrës.

Kjo pasi emri i saj nuk rezulton në listën me emrat më të propozuar, në më shumë se 20 grupseksione nga 38 që ka PD në Shkodër.

Lista zyrtare me 150 emra të propozuar nga baza e PD, përmban emrat e kandidatëve për deputetë dhe për kryetar bashkie në qytetin verior.

11 emrat më të propozuar nga PD e Shkodrës, sipas rendit alfabetik janë:

1- Arben Lushaj
2- Bardh Spahia (ish deputet)
3- Benardeta Syku (nënkryetare e FRPD)
4- Greta Bardeli ( nënkryetare e PD në Shkodër)
5- Helidon Bushati (ish deputet)
6- Izmira Ulqinaku (ish deputete)
7- Ndoc Ashta
8- Ramiz Çobaj (ish deputet)
9- Romeo Gurakuqi (ish deputet)
10- Voltana Ademi (kryetare e Bashkisë Shkodër)
11- Xhemal Bushati (ish kryetar I këshillit bashkiak të Shkodrës)