Priste të kalonte kufirin me familjen, ky është 10-vjeçari që u përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë (FOTO)

Situata kaotike në pikën kufitare të Kakavijës ditën e sotme ishte tragjike për familjen Ndoj që humbi fëmijën 10 vjeçar ndërkohë që prisnin në rradhë për të kaluar kufirin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, ku një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Samuel Ndoj 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili humbi jetën menjëherë pas përplasjes.

Foto: