“Presim tërmet deri në 7.5 ballë”, ky ishte parashikimi i ministrit turk që i shtangu të gjithë

Qeveria turke po përgatitet seriozisht për tu përballur me një tërmet të fuqishëm në Stamboll. Deklarata e ministrit të brendshëm Sulejman Soylu për CNN turk ishte frikësuese, por sot Turqia po përjeton pasojat e tërmetit 7 ballë që goditi vendin pak minuta më parë.

“Ne po punojmë seriozisht në skenarin e një tërmeti të pritshëm të mundshëm me madhësi 7.5”, tha Soylu në një transmetim të drejtpërdrejtë të “CNN Turk”, ishte paralajmërimi i ministrit të Brendshëm.