Presidentja e Komisionit Europian telefonon kryeministrin Rama, zbulohen detajet e rëndësishme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në qendër të bisedës, ka qenë integrimi dhe ekonomia, investimet në Ballkanin Perëndimor.

“Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor” shkruan Ursula von der Leyen.

Shqipëria shpreson në zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare brenda këtij viti, pra që përkon me presidencën gjermane të BE-së.