Presidenti Meta shfaqet krah figurave të rëndësishme të PS (FOTO)

76 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë ka bashkuar Presidentin Ilir Meta me Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Elisa Spiropalin, Erion Veliajn dhe Olta Xhaçkën në homazhet tek “Varrezat e Dëshmorëve”.

Kreu i shtetit, kryeministrit, kryetari i Kuvendit, kryetari i Bashkisë dhe dy ministrat u bënë bashkë në homazhet tek varrezat e dëshmorëve, ku vunë kurora për kujtimin e tyre.

Edhe ditën e djeshme, me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit dhe Monumentin e Pavarësisë, u bënë bashkë Presidenti Ilir Meta, Kryetari Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të lartë.