Presidenti Meta flet për situatën dëshpëruese: Emergjencë kombëtare me pasoja katastrofike

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar me shqetesim pas lajmit te “Le Monde” per ritet shqetesuese te shpopullit te Shqiperise.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta, thekson se “Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”.

Mesazhi i Metes:

“Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani!

Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!

Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI! 🇦🇱”, ka shkruar Meta.