Presidenti Meta e thërret në takim, Rudina Hajdari publikon ftesën dhe ka një pyetje për gjithë qytetarët

Ditën e djeshme u bë publik lajmi se Presidenti Meta ka thirrur në takim krerët e partive politike ditën e premte për të caktuar datën e zgjedhjeve 2021.

Mësohet se në këtë takim Meta ka thirrur edhe deputeten demokrate Rudina Hajdari. Lajmin e ka dhënë vet Rudina përmes një postimi në Instastory ku iu kërkon ndihmë nga ndjekësit e saj se cila do të ishte sipas tyre një datë e përshtatshme për zgjedhjes mes periudhës 15 prill – 15 Maj.

Letra e kreut të Shtetit i shkoi dje edhe kreut të qeverisë Edi Rama si dhe kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët do të priten nga presidenti në orët e mesditës njëri pas tjetrit.

Ky i fundit e konfirmoi prezencën në takim, ndërsa nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të shkojë vetë në presidencë apo do të dërgojë një përfaqësues.

Foto: